Ari e mbyll javën në rritje / Mbështetet nga rënia e dollarit dhe shqetësimet mbi inflacionin
Ari është tregtuar i qëndrueshëm në ditën e fundit tregtare të Javës dhe pritet të tregojnë rritje për të tretën javë radhazi, ndërkohë që rënia e dollarit dhe presionet inflacioniste kanë shtuar kërkesën për metalin e çmuar. Norma spot e arit mbeti e pandryshuar në 1,874 dollarë për onz, pasi është rritur me 1.8% deri më tani për Javën. Analistët thonë se të dhënat ekonomike ën SHBA kanë ofruar presione inflacioniste këtë javë, duke sjellë rënien e yieldeve dhe dolallarit dhe mbështetur arin. Valuta amerikane ka treguar rënie javore, ndërkohë që dhe interesat 10-vjeçare të Thesarit kanë rënë. Zotërimet në SPDR Gold trust, fondin e listuar në bursë më të madh në botë që ndjek çmimin e arit, u rritën me 0.6% në 1,037 ton ditën e Enjte. Ndërkohë, pranimi i rrezikut në tregjet financiar ka qenë i lartë, nxitur nga shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike në botë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.