Ari e nis javën në rritje – Nxitet nga rënia e “yield”-eve dhe rritja e rasteve me variantin Delta
Çmimi i arit është rritur në nisje të Javës, mbështetur nga rënia e interesave të borxhit në SHBA dhe shqetësimet mbi rritjen e rasteve me variantin Delta, ndërkohë që investitorët po presin dhe takimin e Komisionit Federal të Tregut të Hapur këtë Javë. Norma spot u rri me 0.3% në 1,806.8 dollarë për onz.
Rastet me Covid-19 kanë vazhduar rritjen gjatë fundjavës, me Azinë dhe Europën që po has vështirësi të kontrollojë përhapjen e variantit më ngjitës Delta. Megjithatë, analsitët thonë se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të fortë tek metali i çmuar, vetëm nëse situata e pandemisë përekqësohet bindshëm.
Titujt 10-vjeçarë të Thesarit në SHBA u tërhoqën, duke ulur koston oportune të mbajtjtes së metalit të çmuar. Ndërkohë aksionet aziatike kanë rënë drejt niveleve më të ulëta për këtë vit, prej shqetësimeve mbi ashpërsimin e mbikqyrjes në Kinë. Në radar të investitorëve do të jetë takimi i Rezervës Federale këtë Javë, pavarësisht se nuk pritet ndonjë ndryshim i politikave monetare, por më shumë të dhëna për të ardhmen. INdeksi i dollarit ka qëndruar pranë nivelit më të lartë në 3 muaj e gjysmë që preku javën e kaluar, duke limituar rritjen e arit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.