Ari e nis javën në rritje / Shtimi i infeksioneve rrit kërkesën për metalin si aktiv i sigurt
Ari është rritur në tregtinë e parë të kësaj jave, ndërkohë që rritja e rasteve me Covid-19 shtoi tërheqjen për metalin si aktive e sigurtë, ndërkohë që dollari pësoi humbje përpara takimit të Rezervës Federale këtë javë.
Norma spot e arit u rrit me 0.1% në 1,778.22 dollarë për onz. Analistët thonë se situata me Covid-19 në Indi dhe Japoni po përkeqësohet, duke shtuar kërkesën për siguri dhe rritur çmimin e arit.
Rastet në indi u rritën në nivel rekord, ndërsa Japonia deklaroi gjendje të emergjencës për Tokjon, Osakan dhe 2 prefektura të tjera, për të luftuar infeksionin.
Spekulatorët rritën pozicionet optimiste për arin në javën që përfundoi më 20 Prill, sipas bursës së Lëndëve të Para në Çikago. Pjesëmarrësit e tregut po presin gjithashtu takimin 2-ditorë të Rezervës Federale këtë Javë, pavarësisht se nuk pritet ndonjë ndryshim në politika.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.