Ari, pranë 1,800 USD. Tregtohet i qëndrueshëm prej rënies së dollarit dhe interesave të borxhit
Ari është tregtuar i qëndrueshëm në nivelin më të lartë në 2 muaj ditën e Enjte, shumë pak poshtë nivelit prej 1,800 dollarë për onz, ndërkohë që interesat e borxhit janë tërhequr dhe dollari amerikan u dobësua. Norma spot mbeti e pandryshuar në 1,792.66 dollarë për onz, pasi preku 1,797.7 dollarë më herët gjatë tregtisë, që ishte niveli më i lartë që prej 25 Shkurtit.
Interesat 10-vjeçarë të borxhit në Shtetet e Bashkuara ranë poshtë 1.6%, duke ulur koston oportune të mbajtjtes së arit. Indeksi i dollarit ra në nivelin më të ulët në disa javë kundër valutave rivale, duke e bërë arin më të tërheqshëm për blerësit me valutë të huaj. Çmimet e arit mund të kalojnë lehtësisht 1,800 dollarë për onz në ditët e ardhshme, për shkak të pasigurisë në tregjet botërorë, sipas analistëve.
Rastet me Covid-19 po vazhdojnë në nivele rekord të larta në shumë vende të botës dhe ekziston mundësia e rivlerësimit të rritjes ekonomike botërore, ç’ka pritet të mbështesë aktivet e sigurta.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.