Ari tregtohet i qëndrueshëm / Bastet për rritje të interesave në SHBA tërhiqen. Pritet procesverbali i Fed
Ari ka mbetur i qëndrueshëm pranë nivelit më të lartë në 2 Javë në tregtinë e parë të kësaj jave, ndërkohë që shqetësimet mbi tkurrjen më herët se sa pritej të politikave monetare nga Rezerva Federale u tërhoqën, pas të dhënave mikse mbi tregun e punës. Vëmendja e investitorëve qëndron tashmë tek publikimi i procesverbalit të takimit të bankës gjatë Qershorit. Interesat më të larta përkthehen në kosto oportune të mbajtjes së arit, që nuk paguan interes. Norma spot u rrit me 0.1% në 1,788.60 dollarë për onz, pasi shënoi nivelin më të lartë që prej 18 Qershorit, prej 1,794.86 dollarë ditën e Premte. Shumica e tregjeve amerikanë janë mbyllur ditën e hënë, prej ditës së Pavarësisë. Analistët thonë se të dhënat mbi punësimin javën e kaluar nuk ishin të forta mjaftueshëm për të bindur Rezervën Federale. Megjithatë, rritja e fortë ekonomike në SHBA, inflacioni i lartë dhe interpretimi i bankës qendrore nga tregjet do të limitojë çmimin e arit. Të dhënat ditën e Premte treguan se kompanitë amerikane kanë punësuar në Qershor numrin më të lartë të punonjësve në 10 muaj. Megjithatë, norma e papunësisë u rrit, pjesëmarrja në fuqi punëtore nuk lëvizi dhe rritja e të ardhurave për orë u ngadalësua. Procesverbali i takimit të fundit të bankës, që do publikohet ditën e Mërkurë, do të hedh më shumë dritë tek perspektiva e politikëbërësve mbi inflacionin dhe politikat monetare. Norma spot mund të thyejnë pikën e rezistencës në 1,789 dollarë për onz dhe të rritet në 1,813 dollarë, sipas analistëve.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.