“Aritmia” e rimbursimeve 2018 – Në mars vlera e tyre ishte mbi 894 milionë lekë
Fondi i Sigurimi të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i rikthehet transparencës për rimbursimin e medikamenteve. Kështu gjatë muajt mars të 2018 janë rimbursuar mbi 894 milionë lekë.
Vlerën më të lartë të rimbursimeve referuar edhe numrit më të madh të popullsisë e ka kryeqyteti. Me mbi 362 milionë lekë. Më pas vlerën më të lartë të rimbursimit për muajin mars e ka Shkodra me 69 milionë, Elbasani me 65 dhe Korça me 62 milionë.
Ajo që bie në sy edhe pse këto rrethe kanë një vlerë të konsiderueshme rimbursimesh, nuk i kalojnë 100 milionë. Ndërsa rrethet që vijojnë të marrin më pak rimbursime janë Tropoja me 6 milionë, Kukësi e Saranda nga 14 milionë dhe Gjirokastra ka përfituar rreth 18 milionë lekë rimbursime për marsin.
Karakteristike në këto rrethe është fakti se shumë rrallë ato e kalojnë vlerën e rimbursimit prej 20 milionë lekë. Për vitin 2018 deri më tani vlerën më ta lartë të rimbursimit e ka patur muaj janar, ku janë rimbursuar mbi 939 milionë lekë.
Ndërsa muaji me vlerën më të ulët deri më tani është shkurti, në këtë muaj vlera e rimbursimit ishte 383 milionë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.