Armenia heq vizat për shqiptarët – Qeveria miraton vendimin për lëvizjen e lirë
Qeveria armene ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë. Miratimi i këtij vendimi ndjek një qëllim të përbashkët, përmbushjen e parimit të reciprocitetit në marrëdhënie dypalëshe armeno-shqiptare.
Kjo, pasi Shqipëria ka lejuar lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët armenë që prej vitit 2013.
Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në Armeni 180 ditë gjatë vitit. Kjo pritet të nxisë rritjen e turizmit si dhe sektorëve të tjerë në të dy vendet.
G.D/SCAN
Tjetër shtet heq vizat për shqiptarët nga data 10 korrik – Mund të qëndrojnë deri në 6 muaj
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.