Armenia merr modelin shqiptar të Vetingut, fut në “sitë” gjyqtarët e prokurorët
Ministri i Drejtësisë i Armenisë, Artak Zeynalyan, njoftoi të martën se të gjithë gjyqtarët në Armeni do të kalojnë nëpër një proces verifikimi, në përgjigje të Kryeministrit Nikol Pashinyan, i cili të hënën, gjatë një fjalimi televiziv në nivel kombëtar rreth rishikimit të sistemit gjyqësor të Armenisë, bëri thirrje për fillimin e këtij procesi .
Zeynalyan u tha gazetarëve se procesi i verifikimit do të përfshijë të gjithë gjyqtarët dhe jo ata që u emëruan gjatë administratave të mëparshme. Ai citoi precedentë ndërkombëtarë për një proces të tillë. “Aktualisht, Shqipëria po kalon një proces të ngjashëm, i cili është mirëpritur nga Komisioni i Venecias. Natyrisht, janë precedentë të vetingu në mbarë botën, “tha ai.
Shembulli i Shqipërisë u përsërit edhe nga Shefi i delegacionit të BE në Armeni, ambasadori Piotr Świtalski, i cili u tha gazetarëve të martën se Bashkimi Evropian e ndoqi nga afër dhe e këshilloi procesin në Shqipëri.
“Sot, Ministri i Drejtësisë foli për vetingun, duke paraqitur shembullin e Shqipërisë. Siç mund ta dini, BE bashkohet ngushtë me qeverinë shqiptare, duke zhvilluar të ashtuquajturin ‘modelin shqiptar’ dhe sot ky model mbështetet nga BE. Kjo është diçka që pala armene mund të marrë parasysh,” tha Świtalski, i cili shtoi se, ndërsa zyra e tij nuk ka studiuar nga afër propozimin e Pashinyan, BE sheh nevojën për reforma të tilla në Armeni.
Zeynalyan tha se vetingu do të zbatohet pa diskriminim dhe individët nuk do të jenë në shënjestër.
“Parimi i ndalimit të diskriminimit do të miratohet ndaj të gjithë gjyqtarëve. Nuk do të ndjekë ndonjë gjyqtar individualisht në asnjë rast konkret,” tha ai, duke shtuar se ekziston një nevojë e menjëhershme për të kryer procesin. Lilit Makunts, një ligjvënës nga aleanca “My Step” në pushtet tha se puna në hartimin e legjislacionit për procesin e vetingut do të fillojë menjëherë në parlament.
Burimi: Asbarez
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.