Arrestohen 2 shtetas në Korçë, transportonin rroba kontrabandë
Policia e Shtetit bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.
Sipas policisë, shtetasit e arrestuar kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin rroba që ishin futur kontrabandë.
“Nga veprimet e para hetimore të kryera, shtetasi D.B., i shpallur në kërkim, rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave” shton policia.
Gjithashtu policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.