Arrestohet grabitësi serial në Sarandë – Kapet duke vjedhur banesën
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin për një sërë vjedhjesh të ndryshme, Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale Dh.T, 24 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tij u krye gjatë operacionit të koduar “Speed”, pasi vodhi banesën e shtetasit A.H, duke marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi është gjithashtu autor i disa vjedhjeve të tjera:
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D.
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V.
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B.
Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.
Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.
Ndërkohë, materialet hetimore për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.