Arrestohet “kambisti” në Pogradec-Jo vetëm që s’kishte licencë por edhe mbante pajisje elektroshoku pa leje
Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një 46 vjeçar në Pogradec që ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, si edhe posedonte pa leje aparat neuroparalizues.
“Në vijim e zbatim të planit të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore” të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës material” njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.