ARRSH dhe IKMT ndërhyjnë në Milot, Gjiknuri: Prioritet siguria rrugore
Aksioni për pastrimin e akseve rrugore nga objekte e tabela të paligjshme është shtrirë sot në Milot. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ky proces do të vazhdojë në të gjitha akset kombëtare.
“Unë e kuptoj se ka edhe njerëz që preken ekonomikisht por duhet të kuptojmë se gjeja më e rëndësishme në këto raste është siguria rrugore. Shpesh herë këto aktivitete tregtare në buzë të rrugës, janë kthyer në burim aksidentesh dhe problem të madh edhe për trafikun. Ju po e shikoni dhe qeveria shqiptare është e vendosur që këtij procesi ti shkojë deri në fund”, nënvizoi Gjiknuri.
Më tej, ai u ndal edhe tek çështja e tabelave të karburanteve dhe nevojës për një model të ri për reklamimin e këtyre aktiviteteve pa rënë ndesh me Kodin Rrugor.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.