ARRSH njofton: Përfundon plotësisht Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar 100% punimet në Lotin 5 të Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim).
Sipas informacionit të publikuar gjatësia e këtij segmenti është 3.385 km, me korsi me gjerësi nga 3.5m të asfaltuara dhe bankina me gjerësi 1.0 m.
ARRSH informon se po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për ta vënë së shpejti në funksion të të gjithë përdoruesve duke rritur turizmin e zonës përreth.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.