Arsimi Bazë – Zëri kryesor në buxhetin e MASR me 22.174 milionë lekë
Duket se viti 2018 po nis me vëmendje kryesore të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit për arsimin bazë.
Përveç ndryshimit të teksteve vitin e ardhshëm shkollor, arsimi bazë këtë vit përfshirë edhe atë parashkollor, zë pjesën kryesore të buxhetit të akorduar nga ministria e financave për ministrinë e Arsimit Rinisë dhe Sportit .
Nga 38 milion lekë buxheti total për ministrinë, 22mln e 174 mijë lekë do të shkojë për arsimin fillor dhe parashkollor.
Ndërsa duket se më pak vëmendje do ketë për arsimin e mesëm të përgjithshëm ku për 2018-ën parashikohet buxheti në shumën prej 7 milion lekësh.
Vetëm pak ditë më parë Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit Lindita Nikolla në kuadër të përmirësimit të cilësisë në arsim, paralajmëroi një nismë të re bashkë me fakultetet e edukimit, për sa më shumë mësues cilësor.
Sipas Nikollës do të vijojnë përpjekjet për rritjen e standardeve në radhët e mësuesve kjo jo vetëm me rritjen e pagës por edhe me trajnime .
Për vitin 2018 shuma e parashikuar në buxhet për pagat e mësuesve të arsimit bazë kap vlerën prej 16.4 milion lekësh.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.