Arsimi profesional edhe online – Udhëzimi/3 skenarët për zhvillimin e mësimit, masat për bizneset
Përpos nxënësve të arsimit të përgjithshëm parashkollor, edhe nxënësit apo stafet mësimore në shkollat profesionale në të gjithë vendin do duhet t’i përshtaten rregullave anti-covid. Udhëzuesi për organizimin e mësimit në arsimin profesional në kushtet e pandemisë COVID-19, i hartuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ka përckatuar protokolle strikte të sigurisë dhe higjënës në shkollë, konvikte dhe në biznes. Në manual, propozohet të ngrihet një komision ad hoc,i cili do të hartojë dhe menaxhojë planin e zvhillimit të procesit mësimor në përputhje me skenarët e miratuar nga institucionet kompetente.
Sipas manualit, duke qenë se 36 shkollat profesionale, në rajone të ndryshme të Shqipërisë, ndryshojnë në varësi të numrit të nxënësve, drejtimeve, burimeve njerëzore e infrastrukturore në dispozicion, është e pamundur që një skenar të përshtatet për të gjithë. Për këtë arsye, propozohen 3 skenare (mësimi ballë për ballë në institucion; mësimi i kombinuar; mësimi në distancë), të cilat duhet të shqyrtohen nga secili institucion me qëllim marrjen e vendimit mbi alternativën që i përshtatet më shumë.
Institucionet, sidomos ata me një numër të lartë nxënësish, mund të kombinojnë disa skenare, pra të zbatojnë një qasje mësimore hibride, ku integrohet të nxënët në shkollë me të nxënët në distancë, duke përfshirë mësimin online dhe pranë kompanive. Në çdo lloj rasti, referuar dokumentit, për arsimin profesional, të paktën një pjesë e procesit mësimor do të bëhet online. Ndërkohë që pëcaktohen dhe rregulla strikte për bizneset, duke qenë se më shumë se 30% e orëve të parashikuara në kurrikula, janë aftësim praktik, ku një pjesë e tyre e parashikuar të zhvillohen pranë bizneseve partnere. Nga bizneset kërkohen të merren masat e higjenës, të bëhet dezinfektim i ambientit, ajrosje, etj. Në shkollat profesionale në të gjithë vendin, këtë vit ulen 16.286 nxënës, të cilët do të zhvillojnë mësim në kushte jo të zakonshme.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.