Arsyet pse bizneset duhet t’i regjistrojnë markat pranë institucioneve përkatëse
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale informon subjektet mbi rëndësinë dhe vlerën e pronës industriale, me qëllim mbrojtjen e markave.
Ajo sugjeron regjistrimin dhe vendosjen e shenjës ® për të treguar që marka juaj është e regjistruar.
Në këtë mënyrë në rast reklamimi në panaire apo ekspozita produktet me këtë markë do të fitojnë datë me prioritet.
PSE REGJISTROHET NJË MARKË?
•Nëpërmjet regjistrimit bëheni pronarë të markës tuaj.
•Regjistrimi i një marke bën që konsumatorët të zgjedhin midis produkteve në treg.
•Regjistrimi i jep të drejtë ekskluzive pronarit të markës që të ndalojë marketingun e produkteve në të njëjtën markë apo nën marka të ngjashme me të.
•Vetëm pronari i një marke të regjistruar mund të kërkojë pranë organeve të ruajtjes së rendit apo pikave doganore ndalimin e kalimit dhe hedhjen në treg të produkteve të falsifikuara nën këtë markë.
•Marka e regjistruar promovon besnikërinë e konsumatorit.
•Marka e regjistruar mund të kërkojë shtrirje të mbrojtjes edhe në tregjet ndërkombëtare.
•Markat e regjistruara mund të licencohen ose të jenë bazë për një marrëveshje franchising.
•Markat e regjistruara janë një mjet marketingu dhe një bazë për të krijuar një emër të mirë dhe reputacion për kompaninë.
•Markat e regjistruara nxisin kompaninë që të investojë në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë të prodhimeve të saj.
Gjithashtu në DPPI regjistrohen dizenjot industriale, treguesit gjeografike si dhe aplikohet për patentimin e shpikjeve.
Asistencë për aplikimet dhe informacion të mëtejshëm mund të gjeni pranë ambienteve të DPPI-së nga stafi I institucionit, ose online duke klikuar faqen zyrtare: www.dppm.gov.al , si dhe në rrjetin social Facebook “Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.