Artan Lame caktohet kryetar i Bordit drejtues të Hipotekave.Vendimi i dytë i qeverisë pas caktimit si anëtar!
Pas caktimit si anëtar i Bordit drejtues të Hipotekave, qeveria ka miratuar edhe një vendim tjetër për emërimin si kryetar të këtij bordi të Artan Lames. Lame është aktualisht edhe drejtues i Agjencisë së Legalizimeve.
Referuar vendimit të qeverisë të datës 8 dhjetor, Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kryesohet nga Artan Lame, përfaqësues i Kryeministrit, dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:
a) Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësues i Kryeministrit;
b) Znj. Jonida Gaba, përfaqësues i ministrit të Drejtësisë;
c) Z. Artur Metani, përfaqësues i ministrit të Drejtësisë;
ç) Znj. Gelardina Prodani, përfaqësues i ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Më herët, qeveria ka bërë të ditur objektivin për bashkimin në një institucion të vetëm të drejtorive e institucioneve që trajtojnë çështjet e pronësisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.