‘Arti i Frida Kahlo’ – Piktura e artistes shitet në ankand me vlerën rekord prej 34.9 milionë dollarësh
Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në Nju Jork për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh.
Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.
Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej dekadash. Pjesa e tij u shit për 9.76 milion dollarë në 2018.
Piktura e Kahlo-s “Diego y Yo” ishte një nga autoportretet e saj të fundit.
Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj.
Ajo u përshkrua nga Sotheby’s në ankand si “një nga veprat më të rëndësishme të Kahlo që ka dalë ndonjëherë në ankand”.
Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili themeloi një muze në Argjentinë, sipas New York Times.
Piktura u hodh në ankand për herë të fundit në vitin 1990 për 1.4 milionë dollarë.
Kahlo, e konsideruar gjerësisht si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të 20-të, ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin.
Ajo jetoi nga viti 1907 deri në 1954 dhe promovoi me krenari kulturën indigjene meksikane përmes artit të saj.
Puna e saj pasqyroi gjithashtu marrëdhënien e saj të dhimbshme me trupin e saj, me aftësi të kufizuara nga poliomieliti në fëmijëri dhe lëndimet e rënda pas një aksidenti me autobus.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.