Artikulli i National Geographic: Bunkerët në Shqipëri u kthyen nga “suvenire të hidhura” në atraksione turistike
National Geographic shkruan për trashëgiminë e fortifikimeve dhe të bunkerëve në Shqipëri.
Në një artikull të posaçëm, National Geographic thekson se këta bunkerë janë “shndërruar” me kohën, duke u kthyer në “një suvenir të hidhur”, por që tërheq në masë të madhe turistët e huaj dhe ata vendas.
“Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është i debatueshëm. Raporti varion nga 175,000 deri në 750,000 nga bunkerë të mbushur me çimento apo çelik, të cilët kishin si qëllim ta mbronin këtë vend të Gadishullit Ballkanik në Evropën Juglindore.
Sot, tre dekada pas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, qytetarët i shohin bunkerët e përhershëm si përkujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë.
Edhe pse këta bunkerë janë përkujtues për kohën e dhimbshme të shkuar, shqiptarët si të shkathët nga natyra, po e shndërrojnë skenarin dhe po u japin këtyre objekteve një tjetër kuptim, duke i kthyer në restorante, kafene e madje dhe si muzeume,” shkruan National Geographic.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.