Artistët italianë në protestë – Shkak, kufizimet e reja të qeverisë Draghi
Qindra punonjës të sektorit të kulturës demonstruan në Romë të Martën për të kërkuar veprim nga qeveria pasi pandemia ka ndalur për më shumë se një vit punën dhe aktivitetet e tyre artistike.
Aktorë, muzikantë, interpretues dhe valltarë dolën në rrugët e Romës për të treguar zhgënjimin e tyre, duke ngritur zërin mbi vështirësitë e rënda ekonomike gjatë periudhës së gjatë të mbylljes për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria që synojnë të përmbajnë pandeminë.
Ata pretenduan se nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme financiare nga qeveria italiane dhe kërkuan investime më të mëdha, si dhe një rihapje të shpejtë të teatrove.
Protestuesit marshuan në një paradë shumëngjyrëshe drejt parlamentit të vendit. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.