“As Shtëpia e Bardhë nuk ka imunitet!” – Biden bën thirrje për vaksinim. Omicron, shqetësues, por jo shkak për alarm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se rastet me Covid-19 po rriten edhe tek Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që i bëri thirrje amerikanëve të pavaksinuar që të marrin injeksionin dhe të tjerëve që të marrin dozat nxitëse. Biden tha se ka arsye për t’u shqetësuar për Omicron, por jo për t’ vënë nën alarm, ndryshe nga të pavaksinuarit, ku situata është më e hidhur.
Presidenti tha gjithashtu se pilulat e Covid mund të ndryshojnë në mënyrë të dukshme kursin e pandemisë. Administrata e Biden ka dyfishuar porositë e antiviralit të Pfizer ndaj Covid-19, në një total prej 20 milionë trajtimesh, ndërkohë që po lufton me një rritje rekord të rasteve me Covid-19. Shtëpia e Bardhë pret tashmë rreth 4 milionë kurse të trajtimesh të piluës që të disponohen deri në fund të Janarit dhe 10 milionë deri në Qershor, apo 3 muaj më parë se sa planifikohej më parë.
Trajtimi me 2 ilaçe i Pfzer, i quajtur Paxlovid, që pritet të merret në shtëpi për 5 ditë menjëherë pas shfaqjes së simptomave, u autorizua në muajin e kaluar për njerëzit në moshë 12-vjeç e sipër. Në provat klinike ishte thuajse 90% efektiv në parandalimin e shtrimit në spital edhe vdekjeve tek pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së ashpër.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.