Asgjësohen 2.9 ton produkte ushqimore – AKU vazhdon kontrollin e rreptë të subjekteve në të gjithë vendin
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë njoftuar se gjatë 140 kontrollove dhe monitorimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit konkretisht në Tiranë, është dhënë masa administrative “gjobë” në një furrë buke, pasi është konstatuar se buka tregtohej e prerë, në kundërshtim me aktin normativ, në vlerën e 50,000 mijë lekëve, janë dhënë 7 masa administrative “paralajmërim”, si dhe është bërë asgjësimi i 2.9 ton produkte ushqimore me kërkesën e subjektit.
Në Fier janë dhënë 6 masa administrative me “paralajmërim”, për mos rinovim të librezave të ujit, si dhe mosrinovim të planeve të dezinfektimit. Masa administrative me “paralajmërim” janë dhënë edhe 3 në Vlorë dhe 1 në Shkodër.
Në Berat, gjatë inspektimit janë marrë 20 mostra për analizim të produkteve me origjinë shtazore, ndërsa në Elbasan janë marrë 15 mostra për analizim të sallatës jeshile.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.