Asistenca për strehimin, MZHU marrëveshje me austriakët për aplikimin e PPP
Aplikimi i partneriteteve publike private në fushën e strehimit social është një nga objektivat e deklaruara të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Për të marrë si referencë një model të suksesshëm duket se në asistencë të saj do të jenë ekspertët austriakë.
Kështu deklaroi ministrja Eglantina Gjermeni nga Vjena pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Ministrinë Federale të Shkencës, Kërkimit dhe Ekonomisë të Austrisë.
Sekretari i Shtetit në ministrinë e Shkencës Harald Mahrer në fjalën e tij u shpreh se Austria do të ofrojë asistencën e saj më të mirë lidhur me aplikimin e suksesshëm të partneriteteve publike private.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.