Associated Press: Kosova shprehet e gatshme të rifillojë dialogun me Serbinë
Sipas medias së njohur Associated Press, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës të Mërkurën siguroi një të dërguar special të Bashkimit Europian për angazhimin e tij për të rifilluar dialogun me Serbinë fqinje për normalizimin e lidhjeve. Albin Kurti, i cili drejton një kabinet kujdestar, gjithashtu i kërkoi në një letër dërguesit të ri të BE Mirosllav Lajçak që çdo marrëveshje përfundimtare duhet të garantohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se një marrëveshje duhet të shoqërohet nga një “paketë politike, ekonomike dhe financiare” për “të shpejtuar konvergjencën e standardeve të jetesës të dy vendeve dhe integrimin e tyre në Bashkimin Europian”. Por Kurti paralajmëroi se “në asnjë rrethanë apo situatë nuk do të diskutohet çështje të sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punëve të brendshme”.
Javën e kaluar Kosova hoqi një tarifë 100% për importet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina në shenjë të vullnetit të mirë për të rifilluar dialogun. Kosova vendosi tarifat ndëshkuese në nëntor 2018 mbi përpjekjet e Serbisë për të bllokuar Kosovën nga anëtarësimi i organizatave ndërkombëtare. Mosmarrëveshja çoi në ndërprerjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për të normalizuar marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit. (AssociatedPress)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.