AstraZeneca funksionon ndaj Omicron – Studimi i Oksfordit zbulon se 3 doza është efektive kundër variantit
Kursi me 3 doza i vaksinës së AstraZeneca ndaj Covid-19 është efektiv kundër variantit Omicrion, sipas kompanisë farmaceutike, që përmendi të dhëna nga një studim në laboratorin e Universitetit të Oksfordit. Zbulimet nga studimi, që nuk janë rishikuar ende nga homologët, përputhen me ato të Pfizer dhe MOderna, që zbuluan gjithashtu se një dozë e tretë funksionon kundër Omicron. Studimi mbi vaksinën e AstraZeneca, Vaxzevria, tregoi se pas një kursi me 3 doza të vaksinës, nivelet neutralizuese kundër Omicron ishin gjerësisht të ngjashme me nivelet kundër Delta, pas 2 dozave të vaksinës.
Kompania e listuar në bursën e Londrës theksoi se hulumtuesit tek Universiteti i Oksfordit që zhvilluan studimin ishin të pavarur ndaj atyre që punuan mbi vaksinën me Astrazeneca. “Ndërkohë që mësojmë më shumë nga Omicron, ne besojmë se do zbulojmë që reagimi i qelizave T ofron mbrojtje të gjatë kundër sëmundjes së ashpër dhe shtrimit në spitale”- tha Mene Pangalos, kreu i njësisë R&D tek AstraZeneca. Niveli i antitrupave kundër Omicron pas dozës nxitëse ishte më i lartë se antitrupat natyrorë tek njerëzit që kanë qenë infektuar dhe janë shëruar nga Covid-19.
Edhe pse të dhënat fillestare janë pozitive për kompaninë, AstraZeneca bëri të ditur se po punon me partnerët tek universiteti i Oksfordit, për të prodhuar një vaksinë të përashtatur për Omicron, duke i’u bashkuar përpjekjeve të ngjashme të kompanive të tjera. Studimi i Oksfordit analizoi mostrat e gjakut nga ata të infektuar me Covid-19, ata të vaksinuar me 2 doza dhe një nxitëse dhe ata që janë infektuar më parë me variante të shqetësimit. Shkencëtarët dhe qeveritë po përpiqëen të mbrohen nga Omicron me doza nxitëse dhe terapi, ndërkohëqë varianti kërcënon të bëhet mbizotëruesi në botë, ç’ka ka nxitur rivendosjen e disa masave të kufizimit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.