AstraZeneca: Ilaçi ynë me antitrupa ofron 83% mbrojtje përgjatë gjashtë muajve!
AstraZeneca çimentoi epërsinë e saj në sjelljen në treg të një vaksine parandaluese COVID-19 për të pa infektuarit për njerëzit që nuk reagojnë mirë ndaj vaksinave, duke thënë se kokteji i saj i ilaçeve me antitrupa ofron 83% mbrojtje gjatë gjashtë muajve.
Terapia e injektuar, e quajtur AZD7442 ose Evusheld, kishte treguar më parë se ofronte 77% mbrojtje kundër sëmundjes simptomatike pas tre muajsh, në një provë në fazën e fundit në gusht.
Kompania anglo-suedeze tha gjithashtu se një studim i veçantë në pacientët me COVID-19 të butë deri në mesatar tregoi se një dozë më e lartë e këtij ‘kokteili’ uli rrezikun e përkeqësimit të simptomave me 88% kur jepet brenda tre ditëve nga simptomat e para.
Rezultatet e fundit nga ndjekjet afatgjata potencialisht e pozicionojnë AstraZeneca, njësoj si rivali Pfizer si një furnizues i ardhshëm i vaksinave dhe trajtimeve për COVID-19.
Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i kompanisë u shpreh se këto të dhëna të reja i shtohen numrit në rritje të provave që mbështesin potencialin e këtij ilaçi për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e COVID-19. Reuters
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.