“AstraZeneca”, prodhim në masë të vaksinës. Rezervon kapacitet të manifakturës te fabrika e “Oxford Biomedica”
“AstraZeneca” ka zgjeruar marrëveshjen me firmën e terapisë qelizore, “Oxford Biomedica” për të prodhuar në masë vaksinën e mundshme të Covid-19. Ndërkohë që prodhuesi britanik i barnave po punon me kandidatin kryesor për të mposhtur koronavirusin në botë, AZD1222, portofoli kryesor i trajtimit të kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës shënoi një fitore, pasi ilaçi i quajtur Imfinzi, është miratuar në Europë për të trajtuar një formë agresive të kancerit në mushkëri.
Aksionet e AstraZeneca u rritën me 1.5%, duke mbiperformuar indeksin e titujve të kapitalit FTSE-100, pasi Oxford Biomedica lajmëroi marrëveshjen dhe pas lajmeve për miratimin e ilaçit të kancerit. Vaksina e AstraZeneca është ndër kandidatët kryesor në garën botërore për të mposhtur koronavirusin dhe ka hyrë në fazat përfundimtare në SHBA. Oxford Biomedica deklaroi se AstraZeneca do t’i japë fillimisht 20 milionë dollarë për të rezervuar kapacitetin e manifakturës tek fabrika e kompanisë, si dhe 47 milionë dollarë të tjera për një marrëveshje të re 18-mujore.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.