AstraZeneca shkurton dërgesat e vaksinës – Shkak, rendimentet e reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit
Kompania farmaceutike AstraZeneca ka informuar zyrtarët e Bashkimit Europian se do të shkurtojë dërgesat e vaksinës COVID-19 në bllok me 60% , në 31 milion doza në tremujorin e parë të vitit, për shkak të problemeve ne prodhim.
Ulja e dërgesave sjell një goditje tjetër të procesit të vaksinimit COVID-19 të Europës pasi Pfizer dhe partneri BioNTech ngadalësuan furnizimet e vaksinave të tyre në bllok këtë javë, duke thënë se lëvizja ishte e nevojshme për shkak të punës për të rritur prodhimin.
AstraZeneca pritej të jepte rreth 80 milion doza në 27 vendet e BE deri në fund të Marsit. Ndërkaq, ka planifikuar të fillojë dërgesat në BE nga 15 shkurt, në përputhje me planet origjinale.
Kompania konfirmoi rënien e dërgesave pa dhënë detaje specifike mbi madhësinë e mungesës.
“Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta sesa parashikoheshin fillimisht për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian,” tha një zëdhënës i AstraZeneca në një deklaratë me shkrim.
“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në Shkurt dhe Mars në Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdojmë të rrisim vëllimet e prodhimit,” u shpreh ai në lidhje me vaksinën e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit.
BE ka një marrëveshje për të blerë të paktën 300 milion doza nga AstraZeneca, me një mundësi për 100 milion shtesë, pjesë e angazhimeve globale të kompanisë për të furnizuar më shumë se 3 miliardë doza.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.