Astronautet zbulojnë një planet të ri ku ndodh diçka e çuditshme – Bie “shi i hekurt”
Asnjë dukuri nuk është aq metalike sa WASP-76b, një planet ultra i nxehtë afërsisht 640 vite dritë nga Toka. Kur dita kthehet në natë në planetin e largët, ndodh diçka e çuditshme. Bie shi hekuri.
Gjetjet, e botuara në revistën Nature, vijnë përmes një vëzhgimi 60-ditor të WASP-76b nga Teleskopi i Madh i Observatorit Europian në Kili. Astronomët përdorën të dhënat e mbledhura nga planeti ultra i nxehtë dhe zbuluan fenomenin e shiut të hekurit.
Temperaturat në planetin e studiuar gjithashtu janë ekstremisht të larta të cilat shkojnë në 2100 gradë celcius, një temperaturë aq e lartë sa mund të avullojë edhe hekurin.
Duke qenë se temperaturat gjatë natës ulen atëherë ndodh edhe fenomeni i veçantë i rënies së shiut hekur, shprehen studiuesit.
Teleskopi i përdorur ishte krijuar për të zbuluar eksoplanetet që duken si Tokë rreth yjeve që ngjasojnë me diellin tonë por studiuesit zbuluan se mund të bënte shumë më tepër dhe mund të ndihmonte në studimin e atmosferave të eksoplanetit. (cnet)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.