Athinë, kreditorët bien dakord për pjesën e mbetur të këstit 800 mln euro
Takimi i parë midis zyrtarëve të qeverisë greke dhe shefave të institucioneve kreditore u zhvillua në një klimë pozitive të hënën si pjesë e shqyrtimit të tretë të programit të shpëtimit të Greqisë.
Treshja e ashtuquajtur pritet të mbetet në Athinë për bisedime gjatë javës.
Sipas burimeve të qeverisë ka patur një marrëveshje për faktin se Athina ka tejkaluar një objektiv të suficitit primar të miratuar për vitin 2017, si dhe një objektiv për shlyerjen e borxheve shtetërore për individët dhe bizneset.
Athina pret që Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM) të miratojë disbursimin e këstit të kredisë së ndihmës prej 800 milionë eurosh.
Disbursimi lidhej me objektivin e reduktimit të borxheve të Greqisë në sektorin privat.
Një qëllim i qeverisë për dhënien e një përfitimi të menjëhershëm prej 1,000 eurosh për 1 milion përfitues në Krishtlindje nuk u diskutua me kreditorët.
Raportet e medias lokale sugjerojnë se trojka e kreditorëve të Greqisë do të ngrejë kundërshtime serioze për diçka të tillë.
Ndërkohë, duke ju drejtuar një konference rajonale të hënën, ministri i financave Euklid Tsakalotos bëri të qartë se dividendi i ashtuquajtur social do të paguhet edhe këtë vit.
Tsakalotos gjithashtu zbuloi se Athina do të përpiqet të prekë përsëri tregjet e obligacioneve së shpejti, në një përpjekje për të riprofilizuar borxhin e saj.
“Ne kemi një ekonomi që po kthehet në rritje në tremujorët e parë dhe të dytë të vitit 2017”, tha Ministri i Financave, duke shtuar se nuk është “e vërtetë” se shqyrtimi i tretë nuk do të përfundojë, as se kësti 800 milion euro do nuk do të disbursohen.
Megjithatë, kryetari i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem zbuloi gjatë një fjalimi në Dublin se eurozona do të bëjë më shumë për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së borxhit të Greqisë në të ardhmen.
“Në fund të programit, verën e vitit të ardhshëm, do të shohim përsëri se sa i qëndrueshëm është borxhi”, tha shefi i Eurogrupit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.