ATOA letër Ramës: Propozimet dhe masat për diferencimin e mbështetjes për agjencitë, guidat dhe transportin turistik
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike ka dërguar propozimet e saja për diferencimin e mbështetjes për turoperatorët agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik, si grupimi më i goditur i turizmit nga situata e tej zgjatur e pandemisë me anë të një letre drejtuar qeverisë dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.
Sipas ATOA këto biznese janë kategoritë më të goditura nga kriza, sepse punojnë vetëm me sjelljen e turisteve të huaj në vend, gjë që mungoi pothuajse totalisht këtë vit, prandaj dhe kërkojnë vëmendjen e posaçme të qeverisë.
ATOA bën me dije se kjo situatë e cila rrezikon të gjithë ekonominë shqiptare, kërkon reagimin e shpejtë të qeverisë për marrjen e masave të sugjeruara në letër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.