ATP shqyrton 84 dosje pronarësh, ndahen 97.3 milionë lekë! Emrat e përfituesve
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 84 (tetëdhjetë e katër) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
“Për 84 (tetëdhjetë e katër) kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 84 (tetëdhjetë e katër) kërkesa,është në vlerën: 97 milion e 377 mijë e 501 lekë” njofton ATP.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Lista emërore:
https://drive.google.com/file/d/1bmJV_HjL7UKyEmTaet8sYu6a6nacfy5P/view
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.