Audio e mbledhjeve brenda Facebook – Zuckerberg thotë se Warren nuk bën për teknologjinë
Kreu ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka thënë punëtorëve në Korrik se kompania do përpiqet të ndalojë kandidaten demokrate Elizabeth Warren për të goditur median sociale nëse ajo zgjidhet presidente, sipas një dokumenti audio të mbledhjeve të brendshme të firmës, të publikuar nga “The Verge”.
“Nëse Warren zgjidhet presidente, vë bast që do kemi beteja ligjore dhe vë bast përsëri se ne do të fitojmë. A është kjo gjë e keqe për ne? Sigurisht. Nuk do doja të kisha një padi gjigante nga vetë qeveria jonë. Ndalimi i këtyre kompanive, qoftë Facebook apo Amazon, nuk do zgjidhë gjë dhe as nuk do ulë shanset e ndërhyrjeve në zgjedhje. Përkundrazi, do të shtojë shanset, për shkak se tashmë kompanitë nuk mund të koordinohen me njëra-tjetrën” është shprehur kreu ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg
Warren, që bëri thirrje për shpërbërjen e Amazon, Facebook dhe Google, reagoi menjëherë në Twitter. “Gjë e keqe do ishte mos ndreqja e një sistemi të korruptuar që lë kompanitë gjigante si Facebook të përfshihen në praktika jo konkurruese dhe shkelë të drejtat e privatësisë”, shkruajti Warren.
Përveç kësaj çështjeje, Zuckerberg dëgjohej teksa thoshte se investimet e sigurisë së Facebook janë më të mëdha se të gjithë të ardhurat e Twitter. Zuckerberg e publikoi në Facebook skriptin e “the Verge”, duke ftuar njerëzit që ta lexojnë, por shtoi se biseda nuk kishte pse të dilte jashtë takimit. “Mund ta kontrolloni nëse jeni të interesuar të shihni se si mendoj dhe flas me punonjësit pa filtra”, shkruajti Zuckerberg në postim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.