Auditimet e KLSH 2017, Leskaj: Dëmi ekonomik 110.5 mld lekë. Rritet borxhi tatimor e doganor
Dëmi ekonomik dhe humbjet në financat publike për vitin 2017 janë në vlerën e 110.5 miliardë lekë. Sipas raporteve të KLSH-së për vitin që lamë pas janë konstatuar shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me vlerë 11.5 miliardë lekë.
Ndërkohë që 99.05 miliard lekë janë dëme të ardhura si rezultat i shkeljes së disiplinës financiare me performancë negative në subjektet e audituara.
Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u shpreh se për vitin 2016 kemi rritje ët detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave me 41% më shumë se në vitin 2015. Kështu borxhi tatimor dhe ai doganor është 51.17 miliardë lekë.
KLSH vijon me kërkesën e saj për të intensifikuar bashkëpunimin me Kuvendin në përmirësimin e ligjit.
Sipas Leskajt duhet që institucionet të ndërhyjnë për zbatimin e rekomandimeve që jep Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.