Auditimi i kontratave PPP – KLSH do të kalojë në “sitë” 3 kontrata, kërkon ekspertë të huaj
Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon të përmirësojë kapacitetet audituese për kontratat e partenritetit Publik-Privat, teksa përmes një projekti ka parashikuar një sërë aktivitetesh, që do të finalizohen me rishikimin e metodave që përdoren aktualisht me një udhëzim të ri për auditimin e këtyre kontratave. Në kaudër të zbatimit të këtij projekti do të kontraktohen 4 auditues, nga të cilët 2 do të jenë të huaj, ndërkohë që janë 3 kontratat që janë përzgjedhur për kryerjen e auditimeve.
Një prej kontratave është PPP për pajisjet kirugjikale, që është nënshrkuar në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, teksa autoritet kontraktor është Ministria e Shëndetësisë. Kontrata e dytë është rokonstruksioni dhe mirëmbajtja e rrugës së Arbrit, e firmosur në vitin 2018 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfundon në vitin 2030.
Ndërkohë që, kontratat e tretë do të jetë skanimi në dogana, e cila u rishikua nga qeveria në vitin 2014 e që përfundon në vitin 2029. Këto auditime, që konsiderohen si pilot nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kryhen do të drejtohen dhe mbikëqyren nga ekspertët ndërkombëtarë. Ndërkohë që gjatë kryerjes së tyre do të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta si dhe kufizimet me të cilat përballen aktualisht punonjësit e këtij institucioni gjatë procesit të auditimit.
Ekspertët gjithashtu do të kryejnë analiza të mëtejshme, do të diskutojnë gjetjet me drejtuesit e KLSH dhe do të hartojnë një raport në të cilin ata do të identifikojnë fushat ku rekomandohet përmirësimet dhe masat e mëtejshme.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.