Audituesit e deklaratave tatimore – Financat hapin procedurën e përzgjedhjes së kompanive
Ministria e Financave ka hapur procedurën e përzgjedhjes së kompanive që do të certifikohen si auditues të deklaratave tatimore të biznesit. Në një njoftim të kësaj të fundit u bëhet thirrje të gjitha shoqërive audituese që plotësojnë kushtet e kërkuara të jenë aktive duke u listuar.
Afati i fundit për shprehjen e interesit është lënë data 22 mars 2017 ku duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni përkatës pranë Ministrisë së Financave.
Pas këtij afati do të jetë komisioni i përzgjedhjes së shoqërive audituese ai që do të japë edhe miratimin. Me të kaluar fazën e parë që është edhe miratimi i listës së kompanive që plotësojnë kriteret atëherë do të nisë menjëherë puna për certifikimin e deklaratave tatimore të biznesit.
Ndryshimi rrënjësor i strategjisë së Tatimeve në marrëdhënie me biznesin sidomos për kontrollin tatimor duke vënë theksin tek orientimi sipas riskut.
Kjo frazë në fakt u lakua sidomos gjatë vitit 2016 në fazën e dytë të fushatës antiinformalitet ku mbi 70 për qind e kontrolleve bëhej në bazë të riskut.
E ndërsa audituesit e miratuar nga Financat do të certifikojnë deklaratat tatimore të biznesit dhe në bazë të saj do të jepet edhe vlerësimi për hapin e radhës , të gjithë ata që certifikojnë deklarata nga audituesit ndërkombëtarë shmangin kontrollin tatimor.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.