Australia braktis qëllimin për të vaksinuar të gjithë popullsinë brenda vitit – Shkak problemet me dozat e AstraZeneca tek ata nën 50 vjeç
Australia ka braktisur qëllimin për të vaksinuar pothuajse të gjithë popullsinë e saj prej 26 milion banorësh deri në fund të vitit 2021 pas këshillës që njerëzit nën moshën 50 vjeç të marrin vaksinën COVID-19 të Pfizer sesa atë të AstraZeneca.
Australia, e cila kishte ‘vënë bast’ tek dozat e AstraZeneca për shumicën e vaksinave të saj, nuk kishte në plan të vendoste ndonjë objektiv të ri për përfundimin e programit të saj të vaksinimit, tha Kryeministri Scott Morrison në një postim në Facebook të Dielën pasdite.
Autoritetet në Canberra ndryshuan rekomandimin e tyre për dozat Pfizer për nën-50 vjeç të enjten, pasi rregullatorët europianë përsëritën mundësinë e lidhjeve midis vaksinës AstraZeneca dhe raporteve të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.
Australia, e cila po rendte drejt dyfishimit të porosisë së saj për vaksinat e Pfizer javën e kaluar, fillimisht kishte planifikuar të vaksinonte të gjithë popullsinë e saj deri në fund të Tetorit. Krye shefi mjekësor Paul Kelly tha se Australia do të ketë 40 milion doza nga Pfizer deri në fund të vitit, të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë të rriturit australian.
I shtyrë për të ditur nëse do të kishte vaksina të mjaftueshme Pfizer për punonjësit e kujdesit shëndetësor nën moshën 50 vjeç deri në mes të vitit, ai tha vetëm se qeveria ende shpreson që të gjitha grupet e cenueshme të vaksinohen.
Qeveria është në pritje të parashikimeve se sa njerëz mund të refuzojnë vaksinën AstraZeneca dhe sa më shumë Pfizer ose vaksina të tjera mund të jenë të nevojshme në mënyrë që të mund të rikalibrojë shpërndarjen e tij.
Rreth 1.16 milion doza COVID-19 janë administruar deri më tani, tha Morrison, duke vënë në dukje se shpejtësia e programit të vaksinimit të Australisë ishte në përputhje me kombet e tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, dhe përpara Kanadasë dhe Japonisë. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.