Austria i rikthehet normalitetit më 1 Maj/ Cila është skema që po ndjek qeveria?!
Ministri i Brendshëm Rudolf Anschober ka njoftuar se masat e rrepta që janë ndërmarrë në vend, për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të hiqen në 1 maj, duke e rikthyer disi në normalitet jetesën. Ky lehtësim i masave, i vendosur deri në fund të qershorit, do të përfshijë rihapjet e sektorëve të ndryshëm gjatë gjithë muajit të ardhshëm, sipas ministres së turizmit Elisabeth Kostinger.
Restorantet dhe kafenetë do të mund të hapen nga 15 maj, ndërsa hotelet do të duhet të presin pak më shumë, saktësisht deri më 29 maj. Anschober theksoi se ndërsa njerëzit do të kenë më shumë liri-dalje, ata do të duhet të respektojnë masat distancuese sociale.
Maska do të vazhdojë të jetë një kërkesë, dhe distanca prej së paku 1 metri do të jetë ende i detyrueshëm, për të gjithë ata që dalin jashtë shtëpisë. Gjithashtu, dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të ndaluara, ndërsa një përjashtim bëhet për funeralet, ku mund të marrin pjesë deri në 30 persona.
Dyqanet gjithashtu do të kenë kapacitet të zvogëluar, duke lejuar vetëm një klient për çdo 10 metra katrorë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.