Austria për herë të parë me një kancelare femër
Austria do të ketë kancelaren e parë femër, pas zgjedhjes së një gjykatëseje të lartë nga presidenti i vendit, për të kryesuar një qeveri të përkohshme. Emërimi i Brigitte Bierlein vjen pas rënies së qeverisë së Sebastian Kurz, i cili u shkarkua nga funksionet e tija pas një video-skandali. Bierlein, e cila do të arrijë moshën e pensionit të detyrueshëm të gjykatës të 70 viteve këtë vit, do të jetë e ngarkuar me vendosjen e një kabineti që do të ketë mbështetjen e parlamentit deri në zgjedhjet e ardhshme, që priten të mbahen në shtator.
“Qëllimi më i rëndësishëm është aktualisht për të kontribuar në qetësi më të madhe dhe në ndërtimin e besimit midis të gjitha palëve, në Austri, në Evropë dhe në të gjithë botën”, u tha Bierlein mediave te enjten. Zgjedhja e Van der Bellen është ajo që pritej gjerësisht, një nëpunëse civile veterane e cila nuk ishte e përfshirë në politikën e përditshme, edhe pse shumë gjykatës janë zakonisht pranë një partie dhe qeveria e koalicionit të djathtë të Kurzit propozoi Bierlein si shefe të gjykatës.
Ai tha se ai dhe Bierlein, të cilën ai e planifikon ta emërojnë formalisht së bashku me kabinetin e saj brenda disa ditësh, kishin pranuar të merrnin kryesisht funksionarë civilë si ministra. Bierlein tha se kishte zgjedhur Alexander Schallenberg, një diplomat i cili ka punuar si një zyrtar i lartë në zyrën e Kurzit, si ministër i jashtëm. “Në muajt e ardhshëm, pa dyshim nuk do të shohim ndonjë iniciativë të madhe dhe të qëndrueshme legjislative. Flitet më shumë për një administrim të mirë dhe të rregullt të çështjeve të shtetit, “tha Van der Bellen.
Burimi: Euronews
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.