Austria, përsëri me karantinë të plotë! – Planifikon vaksinim të detyrueshëm për t’i bërë ballë valës së re
Austria do bëhet vendi i parë në Europën Perëndimore që rivendos një karantinë të plotë ndaj koronavirusit në fund të Vjeshtës, për të trajtuar valën e re të infeksioneve, si dhe do t’i kërkojë të gjithë banorëve që të vaksinohen deri në Shkurt. Thuajse 2/3 e popullsisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, që është një nga normat më të ulëta në Europën Perëndimore.
Infeksionet në vend janë ndër më të lartat në kontinent, me normën 7 ditore të incidencës që qëndron në 991 për 100,000 banorë. Austria prezantoi një karantinë për të gjitë ata që nuk janë vaksinuar ditën e Hënë, e megjithatë, infeksionet kanë vazhduar të rriten në nivele rekord që prej atëherë. Dy zonat më të goditura, Salcburgu dhe Austria e Sipërme, deklaruan këtë javë se do aplikojnë karantinat e tyre, duke rritur presion tek qeveria që të bëjë të njejtën gjë në nivel kombëtar. “Ne nuk i’a kemi dal me sukses që të bindim mjaftueshëm njerëz të vaksinohen”- tha kancelari Alexander Schallenberg, duke shtuar se karantina do të nisë ditën e Hënë. “Na vjen keq që masa të tilla duhet të vazhdojnë të merren”- tha kancelari.
Me motin e ftohtë që po vjen në Europë ndërkohë që afrohet Dimri, qeveritë janë detyruar të konsiderojnë rivendosjen e masave jopopullore të karantinës. Hollanda ka aplikuar një karantinë të pjesshme, me baret dhe restorantet që mbyllen pas orës 8 të mbrëmjes.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.