Austria regjistron nivele historike papunësie nga goditja e koronavirusit në ekonomi
Pandemia e koronavirusit ka shtyrë numrin e austriakëve të papunë në nivele historikisht të larta, sipas shifrave zyrtare të lëshuara të hënën, me një rritje nga viti në vit gati 60%.
Goditja në ekonominë e prekur nga koronavirusi – dhe bllokimi i sjellë për ta luftuar atë – do të thotë që 571.477 njerëz janë pa punë, tha shërbimi i punësimit AMS i Austrisë.
Kjo krahasohet me 361.202 persona në fund të Prillit 2019, një rritje vjetore prej 58%.
AMS tha që rritja që nga mesi i marsit të këtij viti ishte “një rritje ekstreme e pasivitetit të lidhur me koronavirusin”.
AMS tha në një deklaratë se “të gjithë sektorët, të gjitha rajonet dhe të gjitha grupmoshat” ishin prekur nga bllokimi.
Tani ka 10 herë më shumë njerëz që kërkojnë punë sesa vende të lira të punës, të cilat janë vetë një i tretë nga viti në vit. Industritë më të goditura janë hotelet dhe restorantet, të cilët kanë parë një rritje të papunësisë në shkallën 130%, dhe ndërtimet, ku shifra është 98%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.