Automjetet e përdorura, qeveria “tërhiqet” nga vendimi! Lejohet zhdoganimi deri me 31 dhjetor 2019
Qeveria është tërhequr nga vendimi që ndalon zhdoganimin e automjeteve të përdorura të prodhuara para vitit 2009. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që njoftoi se është miratuar vendimi që parashikon shtyrjen e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri me 31 dhjetor të vitit 2019.
Pra deri në fund të këtij viti do të lejohet importi dhe zhdoganimi i automjeteve që kanë më shumë se 10 vite që janë prodhuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.