Automjeti i Boris Johnson përfshihet në një aksident pasi protestuesi bllokon rrugën e autokolonës së kryeministrit
Makina e Boris Johnson është përfshirë në një përplasje të vogël me një automjet sigurie pasi një protestues bllokoi rrugën e autokolonës jashtë parlamentit.
Pamjet treguan një burrë duke vrapuar në rrugën jashtë Pallatit të Westminster ndërsa Boris Johnson po kalonte përmes portave pas një konference të mbajtur nga kryeministri.
Makina ishte e detyruar të ndalonte për të shmangur protestuesin, i cili ishte duke protestuar për aksionet turke kundër rebelëve kurdë, duke bërë që një automjet shoqërues të godiste në pjesën e pasme të makinës së Johnson.
Automjetet më pas u larguan, me një gjurmë të dukshme në pjesën e prapme të Jaguarit të kryeministrit. Downing Street konfirmoi se kryeministri ishte brenda makinës në kohën e incidentit.
Një zëdhënës tha: “Po, kjo ishte makina e kryeministrit”. Protestuesi u ndalua nga policia dhe u dërgua në Pallatin e Westminster nga oficerët. Raportohet se nga incidenti nuk pati asnjë person të lënduar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.