Autoriteti i Aviacionit Civil ndalon fluturimin e avionëve Boeing në hapësirën shqiptare
Autoriteti i Aviacionit Civil ka vendosur të ndalojë fluturimin e avionëve Boeing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare, duke iu bashkuar vendimit të Agjencisë Europiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA).
Sipas AAC-së, ky vendim ka ardhur pas aksidentit të ndodhur disa ditë më parë të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”. Ndërkohë, Autoriteti shton më tej se ndalimi i fluturimeve do të jetë për një kohë të papërcaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA.
“AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve. Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vijë nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia”, thuhet në njoftimin zyrtar të AAC-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.