Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare krijon platformën e re on-line për ankesat e qytetarëve!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar zbatimin e një regjistri të ri, si një platformë për depozitimin e ankesave të konsumatorëve.
“Platforma online e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare, nën mbikëqyrjen e AMF-së. Kjo Platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj” njofton AMF.
Fillimi i kësaj Platforme të re, sipas AMF-së, është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit.
Linku ku mund të depozitohen ankesat: https://crm.amf.gov.al/raporto
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.