Autoriteti Portual i Durrësit njofton: Nga data 6 Shtator ndryshojnë rregullat për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri
Autoriteti Portual i Durrësit njofton se duke filluar nga data 06.09.2021, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:
1- Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë JO më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
2- Të kenë TESTIN NEGATIV PCR brenda 72-orëve/ ose TESTIN E SHPEJTË ANTIGEN brenda 48 orëve
3- Të kenë provë të kalimit të infeksionit SARS COV-II, te vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Sipas njoftimit kjo është e vlefshme edhe për qytetarët të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç, nuk i nënshtrohen rregullave të mësipërme.
APD bën me dije se qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë dhe të informojnë Autoritetin Shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Ndërsa në informacion theksohet se testi i antigenit apo SARS Covid PCR, kryhet tashmë edhe brenda Portit të Durrësit, pranë Terminalit të Trageteve nga e hënë në të diel, nga ora 08:00-17:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.