Autoriteti shëndetësor në SHBA: “Të vaksinuarit mund t’i rikthehen plotësisht normalitetit”
Amerikanët që janë vaksinuar plotësisht tani lejohen të takohen me njëri-tjetrin brenda duke mos mbajtur maska, sipas udhëzimeve të shumëpritura të lëshuara nga Qendrat federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Udhëzimet e lëshuara thanë se ata që janë vaksinuar plotësisht mund të mblidhen në mënyrë të sigurt në shtëpi me njerëz të pavaksinuar pa mbajtur maska.
Njerëzit e vaksinuar mund të bashkohen në të njëjtën mënyrë me njerëzit që konsiderohen me rrezik të ulët për sëmundje të rëndë, të tilla si në rastin e gjyshërve të vaksinuar që vizitojnë fëmijë dhe nipër të shëndetshëm.
Kjo ndoshta do të jetë një lehtësim i madh për amerikanët e moshuar, shumë prej të cilëve janë vaksinuar, por kanë kaluar muaj pa vizituar fëmijë, nipër e mbesa ose të afërm të tjerë për shkak të pandemisë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.