Aviacioni Civil: Po punohet seriozisht për pasaportën e vaksinimit për të udhëtuar jashtë shtetit
Sa ka ndikuar Pandemia Covid-19 në industrinë e Aviacionit Civil, ishte tema e dsikutimit nëemisionin “60 Minuta” nga Arbër Hitaj në RTV SCAN . Të ftuar në studio ishin Bujar Hazizaj, Përfaqësues Ligjor i AAC, Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve Turistikë dhe Elvis Kotherja operator turistik. Në lidhje me situatën që po kalon industria e Aviacionit Civil për shkak të ndikimit nga Pandemia, përfaqësuesi ligjor i AC u shpreh se transporti ajror ka shënuar 63% ulje krahasuar me vitin 2019. Ndërkohë që edhe Vathi dhe Kotherja u shprehën se 2020 ka qenë një vit që i ka dëmtuar shumë. Kalimin e koncesionit të Aeroportit Rinas nga një kompani të huaj në atë shqiptare Hazizaj nga AAC, e shikon pozitivisht duke u shprehur se do të ketë edhe ulje të çmimit të biletave. Tjetër qëndrim mban Vathi i cili u shpreh se është kundër dhënies së aeroportit me koncesion dhe do të ishte më mirë nëse qeveria do të merrte në dorëzim pronësinë e aeroportit pas përfundimit të koncesionit me kompaninë shqiptare. Nga përfaqësuesi i Aviacionit Civil u pohua se po punohet për materializimin e pasaportës së vaksinimit për të udhëtuar jashtë, duke e konsideruar si një mjet të rëndësishëm në shëndetin e qytetarëve.
Pjesë nga emisioni:
Bujar Hazizaj:
Sa është prekur Aviacioni Civil në numër pasagjerësh?
Sa janë reduktuar shifrat? Sipas shifrave ky nuk është një vit që na gëzon. Shifrat janë jashtë çdo parashikimi. Efektivisht në fund të vitit 2020 transporti ajror, nëpërmjet aeroportit të vetëm ndërkombëtar që kemi, ka regjistruar -63% krahasuar me vitin 2019. Pra, e shprehur në shifër 1.3 milionë krahasuar me 3.3 milionë që kishim regjistruar në vitin 2019. Nëpërmjet kësaj shifre vetëkuptohet sesi ka qenë ecuria që nga momenti që u deklarua Pandemia e cila tashmë ka prekur të gjithë globin.
Besnik Vathi:
Sa jeni prekur nga Pandemia?
Ne nuk jemi prekur por goditja është aq e rëndë saqë brenda industrisë së turizmit, sektorë të ndryshëm kanë pësuar goditje të mëdha në mbyllje, pezullime falimentime dhe largime të mëdha të punonjësve nga puna. Bëhet fjalë për sektorin Tur-Operator dhe Agjensi Udhëtimi të cilat janë në gjendjen më të rëndë që kanë qenë ndonjëherë. Reth 80% e punonjësve sipas një sondazhi të bërë janë larguar nga puna. Ndërkohë xhiroja e realizuar gjatë vitit 2020 në raport me vitin 2019 është me një mesatare -90%. Po të shohësh hyrjet e turizmit dhe pasagjerëve nuk reflektojnë këtë punë të humbur pasi jo të gjithë pasagjerët janë turistë, jo të gjithë marrin shërbimin e agjensive dhe tur-operatorëve. Një pjesë e madhe vijnë tek familjarët ose kanë hyrje një ditore.
Sa jeni Prekur?
Në kompaninë tonë ne kemi shkuar deri në -70% humbje por që me sforco të madhe pas një reformë që kemi nisur vite më para. Ne kemi humbur gati gjysmën e forcës punëtore por u munduam të mbajmë stafin me 60% në punë.
Koncesioni Rinasit
Bujar Hazizi:
Si e shihni kalimin e Aeroporit Rinas nga një kompani e huaj në një kompani shqiptare?
Unë e kam konstatuar me shumë kënaqësi këtë pjesë. Është e vërtetë se ka pasur një ngërç midis termave të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Eshtë një gjë shumë e mirë që më në fund iu rikthye shqiptarëve. Besohet që do të bëhet një investim prej 99 milionë eurosh, jo vetëm në terminal, por në paisjet e sigurisë, kamera, në shumë aspekte që tentojnë të sjellin një ambjent më të besueshëm dhe më bashkëkohor.
A do të ketë ulje çmimi të biletave me 25%?
Nëse do bëhen këto investime do shoqërohet me konkurrencë. Rritja e kapacitetve do sjellë më shumë operatorë, më shumë ofrues shërbimesh të cilët ndërtojnë tarifën e biletës. Sturkturën e biletës e bëjnë kompanitë ajrore nuk e bën aeroporti.
Besnik Vathi:
Unë për koncesionin apo monopolin e Aeroportit të Rinasit që para 20 viteve jam marrë dhe kam qenë një ndër kundërshtarët që e kam argumentuar se ku qëndron diferenca dhe problemet që
ishte sjell monopli i Aeroportit të Rinasit. Një ndër krimet më të mëdha që i janë bërë zhvillimeve të industrisë së turizmit ishte dhënia e Aeroportit të Rinasit me koncesion. Unë e quaj krim dhënien e parë dhe do ta quaja çlirim nëse qeveria shqiptare do ta merrte pronësinë e aeroportit pas mbarimit të koncesionit.
Bujar Hazizaj:
Si do të udhëtojmë në të ardhmen?
Më herët u hodh ideja e pasaportës së vaksinës dhe do të materializohet. Është në diskutim për tu finalizuar. Pra, me të gjithë merakun me të gjithë frikën e madhe për të qenë të sigurt sepse shëndeti është prioritar, përsëri asnjëherë nuk do të ndalohet.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.