Avokatët për Vetting-un – Gjyqtarët po nxitojnë të mbyllin çështjet me vlera të mëdha
Afrimi i Vetting-ut i është bërë shkak që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të nxitojnë të mbyllin çështjet me vlera të mëdha financiare. Fakti është bërë i njohur për Scan nga Alban Caushi, anëtar i Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatëve.
Në një intervistë ekskluzive ai thotë se gjyqtarët në fjalë po marrin masa që me nisjen e procesit të Vetting-ut të kenë përfunduar çështjet delikate ku përfshihen shuma të mëdha parash.
Caushi thotë se avokatët gjenden prej kohësh përballë vendimeve korruptive nga ana e gjyqtarëve, me pasoja mjaft të rënda për qytetarët, për sistemin e drejtësisë, por edhe për vetë shtetin.
Në Kuvend është depozituar tashmë një draft me ndryshime në Ligjin për Avokatinë. Ndryshimet prekin etikën, profesionalizimin, por edhe rolin në korrupsion të avokateve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.