Axhenda “Revolucionare” në Itali – Kryeministri i ri shqetëson investitorët me programin populist
Kryeministri italian Giuseppe Conte premtoi gjatë fjalimit të parë se qeveria e tij do të ndërmarrë masa populiste si të ardhura për të varfërit ulje të taksave dhe frenimin e emigrantëve. Conte përdori fjalimin në Senat për të premtuar një valë të re të ndryshimeve, bazuar në një program të zgjerimit fiskal të hartuar nga partitë populiste që rrezikon thyerjen e rregullave mbi buxhetin të Bashkimit Europian.
Investitoët u shqetësuan javën e kaluar mbi perspektivën e një qeverie në Itali që mund të sfidojë rregulloret fiskale të unionit, por Conte u përpoq të lehtësojë tregjet, pavarësisht se pati efekt të vogël. “Zhdukja e diferencave në rritjen ekonomike mes Italisë dhe Bashkimit Europian është një nga objektivat tanë, që duhet të ndiqet brenda një kuadri të stabilitetit financiar dhe besimit të tregut”, tha Conte.
Ai shfaqi besim në fuqitë negociuese të qeverisë së tij, për shkak se interesat e Italisë përputhen me ato të Bashkimit Europian. Titujt e borxhit të qeverisë italiane vazhduan rënien gjatë fjalimit të Conte, ndërkohë që ai nuk i bindi investitorët se do të devijojë shumë nga programi populist. Titujt 2-vjeçar kryesuan humbjet, ndërkohë që yieldi u rrit me 0.22% në 0.93%.
Yieldi 10-vjeçar u rrit me 21 pikë bazë në 2.73%. I gjithë programi i shpenzimeve dhe tatimorë nga të dy partitë do të kushtojë rreth 126 miliardë euro në vitin e parë, sipas Carlo Cottarelli, ish ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që thuajse u be kryeministër i vendit. Fjalimi i kryeministrit të ri, që ishte përpjekja e parë për të drejtuar mes 2 liderëve të partisë me kërkesa kontradiktore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.